Laçi gjen fitoren e parë në Kupë

0

Turbina humbet ndaj kurbinasve, në takimin e parë të Kupës së Shqipërisë

Dje, në orën 13:00 në kompleksin e kombëtares në Kamzë, është luajtur takimi për Kupën e Shqipërisë, Turbina-Laçi. Cërrikasit duke mos pasur akoma fushën gati, e kanë zhvilluar këtë sfidë në kryeqytet. Përballja e parë e këtij takimi, është fituar nga kurbinasit me rezultatin  0-2.Të dy golat për Laçin, janë shënuar në pjesën e parë, pikërisht nga Rodrigues në minutën e 5-të dhe Biba në të 27-tën. Turbina në këtë ndeshje ka luajtur me formacionin e dytë, ndërsa miqtë e kanë vlerësuar këtë kom-peticion. Djemtë e trajnerit Rraklli, kanë bërë një paraqitje të mirë edhe pse janë mundur nga një ekip si Laçi që luan në Superligë. Turbina synim kryesor ka kampionatin, ku të dielën do të përballet me Lushnjen në “Nexhip Trungu” dhe do të synojë fitoren e radhës, duke qenë se këtë edicion ka pretendime madhore.

Sport Ekspres

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image