Laçi është mrekulli, Vllaznia errësirë totale

Laçi shkëlqen sërish dhe ka arritur që të përmbysë Vllazninë në shtëpi, në një ndeshje mjaft të bukur. Mes shumë rastesh dhe golash, kurbinasit kanë arritur që të marrin 3 prikë me shumë vlerë, duke fituar 2-1.

Ishin vendasit që fillimisht kanë arritur që të shënojnë me anë të Hasanit, gol mjaft i bukur,  megjithatë Laçi nuk u dorëzua dhe gjeti forcën që të barazonte pa u mbyllur pjesa e parë, falë një 11-metërshi të fituar nga Uzuni dhe të kthyer në gol nga Rexhinaldo.

Në pjesën e dytë Lushkja, i aktivizuar në vend të Eskerdës së dëmtuar, arriti që të realizonte golin e fitores, falë shërbimit perfekt të Uzunit.

Në këtë mënyrë bardhezinjë arrijnë që të shkojnë në kuotën 18 pikëve, ndërsa Vllaznia mbetet sërish në fund me shumë probleme dhe i duhet ende shumë punë për të siguruar mbijetesën.

Janari është shpresa e vetme për Vllaznisë, që ka probleme pa fund, ndërsa Laçi është një mrekulli, me skuadër me moshë të re e pa yje, por me lojë fantastike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *