Laçi është evropian, Kamza në mëshirë të Partizanit

Kamza kishte shansin të shpëtonte me një fitore, tashmë i duhet të vuajë deri në fund. E ngacmoi vetë folenë e grerëzave Kamza, sepse Xhelal Mziu çfarë nuk tha kundër Laçit dhe Pashk Laska e kishte ndarë mendjen: fitorja sot ishte detyrim, për moralin e tij në radhë të parë.

Fitoi Laçi 2-1, në një ndeshje me shumë tension, por shumë korrekte në fushë.

Rexhinaldo në fillim e Xhixha në fund fundosën Kamzën, që vuajti shumë mungesën e Sebino Plakut, ndërsa goli i Rezit në minutën e 85-të krijoi shpresa të kota.

Tani Kamza viziton Partizanin: nëse të kuqtë e lënë të fitojë, Lamza shpëton.

SUPERIORE

Kamza – Laçi       1-2

Shënues: Rezi 85′ / Rexhinaldo 2′, Xhixha 89′

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Arrabal, Çukoviç, Zguro, Zefi, Frashëri (Mumajesi 72′), Ymeri (Rezi 54′), Malaj, Fili, Fukui (Kuqi 67′). Trajner: Julian Ahmataj.

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Shtubina (Lulaj 60′), Lushkja, Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani.

Kartonë të verdhë: Zguro 50′, Çukoviç 70′, Frashëri 85′ / Lushkja 15′, Bushi 90’+1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *