Laçi e Partizani me nga një ndryshim, Bregu titullar

Dy ndeshjet e radhës në Superiore, prej orës 17:00 luhen Partizani-Laçi dhe Skënderbeu-Flamurtari. Skënder Gega e Migen Memelli kanë bërë nga një lëvizje në krahasim me ndeshjet e shkuara. Atanda ka marrë vendin e tij në formacion në vend të Gojkoviç. Laçi nga ana tjetër nuk ka Altiparmakovskin dhe është Berisha ai që do të luajë nga fillimi.

Skënderbeu do të ketë nga minuta e parë Dejvi Bregun, i cili kishte probleme gjatë kësaj jave. Pjesa tjetër e formacionit mbetet ajo e zakonshmja, me Krasniqin që do të jetë titullar në sulm. Ndryshime te Flamurtari. Musta luan në të majtë të mbrojtjes, kurse Torasa në të njëjtin krah në sulm. Beqaj është risia e formacionit kuqezi.

Kategoria Superiore – Java 13
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

PARTIZANI-LAÇI

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Kote, Asani, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi, Najdenov, Berisha, Shtubina, Xhixha. Trajner: Migen Memelli

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Denis Rexha, Emigers Ganxhi, Denis Agaraj. Gjyqtarë linje: Enea Jorgji, Olsi Sokoli

Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Arianit Lulaj

Kategoria Superiore – Java 13
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

SKËNDERBEU – FLAMURTARI

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Demte, Muzaka, Grishpi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Veliu, Kotobelli, Useini, Batha, Mustafa, Musta, Torasa, Bushiç. Tra

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Rejdi Avdo, Mario Shazivari, Kreshnik Bajramaj

Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Prek Pjetrushi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *