Laçi e Liria, një derbi në Pogradec

0

Liria e Prizrenit është kompletuar praktikisht për sezonin e ri, sepse përveç trajnerit Bledi Shkëmbi ka afruar edhe shumë lojtarë, nga Superliga e Kosovës, por edhe nga Shqipëria.

Prej ditësh së djeshme skuadra nga Prizreni është transferuar në Ohër, ku do të qëndrojë dy javë, duke zhvilluar stërvitje dhe ndeshje miqësore.

Miqësorja e parë është zyrtarizuar tashmë, sepse të premten pasdite, prej orës 17.00, Liria do të luajë një derbi miqësor kundër Laçit, në Pogradec.

Laçi është në startin e përgatitjeve për sezonin e ri, pasi javët e fundit ka provuar shumë lojtarë dhe tashmë nisin përgatitjet serioze, me skuadrën që është thuajse e kompletuar, edhe pse presidenti Pashk Laska pret me qetësi për disa afrime cilësore.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.