Laçi e ka pisk, Ber Sheva duket e frikshme

Hapoel Ber Sheva ka marrë një fitore bindëse 0-3 përballë ekipit polak, Legia Gdanks, duke mos e vënë në diskutim asnjëherë takimin. Kundërshtari i Laçit në kualifikueset e Europa League duket në një formë të shkëlqyer dhe rezultati i sfidës së sotme e tregon këtë gjë.

Për skuadrën e Ber Shevës, shënuan Haselbaink në minutën e 43’, ndërsa në pjesën e dytë, rrjetën e gjetën dhe Sabag (47’) dhe Zrihan në të 76-ën. Ndeshja e parë mes Laçit dhe Ber Shevës do të luhet me datë 11 korrik në Shqipëri, ndërsa ajo e kthimit një javë më pas në Izrael.

Miqësore

Legia Gdanks – H. Ber Sheva  0-3
Hasebaink 43’, Sabag 47’, Zrihan 76’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *