Laçi e afroi me bujë, tani firmos në Kazakistan

Malik Mane ishte një nga afrimet që Laçi bëri në merkaton e janarit. Sulmuesi senegalez, i cili kishte një “CV” të kënaqshme dhe në kampin kurbinase prisnin shumë, nuk shënoi dot asnjë gol me fanellën bardhezi. 30-vjeçari ishte ndër më të paguarit në skuadër dhe me paraqitjet e bëra nuk bindi për të rinovuar.

Mane u largua pa përfunduar sezoni dhe me fanellën e Laçit u aktivizua në 13 ndeshje (7 titullar) në Superiore. Tashmë ai ka gjetur skuadrën e re dhe është kthyer sërish në Kazakistan, aty ku kishte luajtur tre sezonet e fundit me Taraz dhe Akzhayik. Në të shkuarën ai ka qenë pjesë edhe e Aktobe.

Sulmuesi ka nënshkruar për klubin e Atyrai, që garon në elitën e futbollit kazak dhe gjithçka është zyrtare. Sa i takon kontratës, nuk jepet informacion se për sa kohë sulmuesi ka firmosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *