Laçi, deri në Amerikë për një mbrojtës

0

Laçi po përgatitet për ndeshjen e parë të këtij edicioni, që do të jetë ajo e Superkupës me ekipin e Skënderbeut. Pas aventurës europiane bardhezinjtë kanë pasur pak kohë në dispozicion për të pushuar. Menjëherë ka nisur puna për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm.

Sot, mësohet se në Shqipëri do të zbarkojë dhe afrim më i fundit i Laçit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Sebastian Patricio Tore Hormazabal. Kiliani luan si një qendërmbrojtës dhe mund të konsiderohet si një goditje nga ana e klubit kurbinas, që ka arritur marrëveshjen prej një jave me lojtarin në fjalë, por sot do të mbërrijë në vendin tonë.

28-vjeçari në të shkuarën është aktivizuar me disa skuadra në Kili, duke veçuar këtu ekipin e njohur Kolo-Kolo. Për qendërmbrojtësin do të jetë eksperienca e dytë jashtë vendit, pasi në të shkuarën është aktivizuar dhe në Kolumbi tek Zhunjor. Po ashtu Patricio është grumbulluar dhe me skuadrën përfaqësuese të Kilit, ku është aktivizuar në disa takime miqësore.

Me ekipin e Laçit janë bashkuar dhe disa futbollistë në provë, por do të jetë stafi teknik që do të venodsë nëse do u ofrohet një kontratë apo jo. Drejtuesit po punojnë që të afrojnë të tjerë lojtarë me kualitet dhe në ditët e ardhme mund të ketë të tjera surpriza.

/VLADIMIR PRENGA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.