Laçi, barazim në miqësoren e Krujës

0

Laçi ka përfituar nga ndërprerja e kampionatit, për të luajtur një miqësore në Krujë, kundër Kastriotit.

Kategoria e parë nuk pushon, por Kastrioti e ka pushim sot, ndaj u shfrytëzua kjo ditë për këtë ndeshje fqinjësh.

Nuk pati fitues, sepse përfundoi në barazim 1-1, me krutanët që shënuan të parët me sulmuesin afrian Kabiru, pas një ore lojë, por mesfushori Dema barazoi në të 77-tën.

Një test i mirë për dy skuadrat, sepse u provuan të gjithë lojtarët.

MIQËSORE , E SHTUNË 25 MARS 2017
STADIUMI “KASTRIOTI”

KASTRIOTI 1-1 LAÇI
Shënues: Kabiru 60′ / Dema 77′

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here