La qendrën stërvitore dhe  u largua menjëherë, Gatuso mëson lajmin e hidhur për motrën e tij

Kjo e sotmja ka qenë një ditë aspak e mirë për Xhenaro Gatuson. Trajneri i Napolit ishte duke stërvitur ekipin e tij në momentin kur mëson lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të motrës së tij, Françeska. Ajo ishte vetëm 37 vjeçe dhe nuk e fitoi dot betejën me jetën, pasi prej 4 muajsh ishte në trajtim intensiv në spital. Në muajin shkurt motrës së Gatusos i është dashur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale dhe që prej asaj kohe ka qendruar nën kujdesin e mjekëve.

Sapo ka mësuar lajmin Xhenaro Gatuso ka lënë menjëherë qendrën stërvitore të Napolit dhe është nisur në drejtim të Gallarate, ku edhe qendronte motra e tij. Ndëkohë ngushëllimet në këtë ditë të vështirë nuk kanë munguar as nga klubi napoletan e as nga ekipi ku ish-mesfushori ka kaluar karrierën e tij, Milani, duke iu gjendur pranë në këto momente të hidhura./Halit Delibashi-Sport Eskpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *