La Liga, polemika dhe akuza për sistemin VAR

Aplikimi i sistemit VAR në Spanjë ka krijuar shumë polemika. Asistenca Video për Arbitrat është nën akuzë pas pesë javëve të para të La Liga-s, për një seri episodesh tejet të diskutueshme, ku janë ngritur shumë dritë-hijë dhe ka lënë vend për debate.

Ngjarja më e fundit, ishte ajo e kartonit të kuq të Lenglet, që pirjet kritikave nga Barcelona, konfirmoi se VAR është një prej protagonistëve më të mëdhenj të këtij fillim sezoni në Spanjë. Ky ishte vetëm rasti i fundit, që tregoi se edhe imazhet video lënë vend për interpretime, ndërsa kanë ngritur dyshime mes futbollistëve dhe tifozëve.

Mes rasteve të diskutueshme kanë qenë edhe goli i Asensios në fitoren e Realit të Madridit ndaj Espanjolit, Vajadolidi është ankuar me të drejtë për episodet në barazimin 3-3 me Selta Vigon, nga goli i dytë i rivalëve i nisur nga një aksion ku kishte prekje të topit me dorë, te pretendimet për një 11-metërsh të paakorduar dhe te kartoni i dytë i verdhë që nuk u dha për lojtarin e Seltës, Junka.

Rastet e tjera nuk mungojnë, me disa skuadra të La Liga-s të cilat kanë shfaqur mjaft pretendime. Në Spanjë, risia e sistemit VAR në vend që të evitonte polemikat, ka shërbyer për të nxitur pakënaqësitë e protagonistëve, duke ngritur dyshime nëse vërtetë imazhet video gjatë lojës janë vendimtare për të evituar gabimet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *