La Liga pa VAR-in do kishte tjetër kryesues, Reali i Madridit nuk ankohet më kot

Barcelona udhëheq kampionatin spanjoll deri në këtë periudhë, duke lënë pas rivalët e tyre më të mëdhenj Real Madridin. VAR-i ka hapur shumë polemika gjatë këtyre 18 ndeshjeve të para, ku si katalanasit ashtu edhe galaktikët kanë pasur ankesat e tyre sa i përket teknologjisë.

Megjithatë madrilenët duket se kanë pësuar më tepër nga sistemi VAR, pasi nëse ky i fundit nuk do të ishte aplikuar këtë sezon, atëherë Reali i Madridit do të ishte në krye të tabelës me 41 pikë, 4 më shumë se sa ka aktualisht. Ndërkohë ndryshime të mëdha do të kishte për skuadrën e Valencias, që nga vendi i 8 do të ishte katapultuar në të 4-tin, ndërsa Sevilja do të zbriste 5 pozicione më poshtë për tu renditur në vendin e 8./Sport Ekspres/