La Liga nis futbollin! Priten 30 lojtarë pozitivë me COVID-19, të dhënat e tyre do të jenë sekrete për të gjithë

0

Nga Klaudio Ndreca

La Liga do të kthehet me futbollin e luajtur, së bashku me Segunda Division në Spanjë. Pavarësisht se bëhet fjalë për një nga vendet më të prekura nga pandemia, situata po tejkalohet dhe do të nis sporti më i dashur në botë. Lojtarët po i kthehen stërvitjes ndërsa nga ana tjetër, janë mbyllur edhe testimet me tamponët me rreth 2.000 njerëz, lojtarë, teknikë dhe personelit të 42 klubeve në dy Kategoritë kryesore.

Pritshmëria është që të ketë rreth 20-30 futbollistë që të rezultojnë pozitiv, pra rreth 2% e testimeve të plota. Një shifër e ngjashme kjo me Gjermaninë, megjithëse Spanja është një zonë edhe më e prekur nga Koronavirusi. Shifra nuk do të bëhet ende e ditur deri në ditën e premte kur do të dalin edhe përgjigjet. Por këto rezultate do të mbesin anonime dhe personale, duke u njohur vetëm nga pacientët. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.