La Liga në Amerikë, Betis-Barcelona “kapërcen” oqeanin?

0

Barcelona ose Reali i Madridit do të luajnë një ndeshje të kampionatit në Amerikë. La Liga arriti marrëveshjen me Relevant, kompani amerikane e mbështetur nga Stefan Ros, pronari miliarder i Miami Dolphins në NFL.

Partneriteti i krijuar ka për qëllim rritjen e të ardhurave nga sponsorët dhe e drejta e transmetimit. Bëhet fjalë për të njëjtën kompani që ka themeluar “International Champions Cup”, kompeticion miqësor që prej disa vitesh mbledh disa prej klubeve më të mëdhenj në botë, të cilat luajnë nga Amerika deri në Kinë.

Siç zbulon “Marca”, ndeshja Betis-Barcelona, ndeshja e javës së 28-të të kampionatit spanjoll, që zhvillohet me datë 17 mars, mund të luhet në Amerikë. Diçka të tillë do e pengonte vetëm avancimi i ekipit të Betisit në Ligën e Europës, kompeticion në të cilin merr pjesë këtë vit ekipi andaluzian.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.