La Liga bëhet gati për të filluar, zgjidhja e veçantë duke mposhtur COVID-19 nis që tani

Teksa pandemia COVID-19 vazhdon që të pushtojë Europën dhe nuk ka ndërmend që të largohet prej këtej, në futboll janë duke menduar sesi të dalin nga kjo situatë. La Liga po e jep një zgjidhje, duke menduar për një strategji të veçantë që lojtarët të mos vonohen dhe të nisin stërvitjen.

Pikësëpari është dezinfektimi i palestrave dhe fushave, që po vazhdon të bëhet edhe tani. Më pas Federata Spanjolle do të sigurojë tampon dhe këto do t’u bëhen lojtarëve pak ditë para nisjes së stërvitjes. Nëse një futbollist rezulton pozitiv, atëherë i gjithë klubi shkon në karantinë. Ekipet do të qendrojnë të izoluara në hotele dhe nuk do të kenë asnjë kontakt të jashtëm, për të evituar të papriturat, ndërsa stërvitjet do të bëhen në mënyrë individuale dhe grupe të vogla. /Sport Ekspres/