Ky gol tregon pse Çelsi pagoi 60 milionë euro për Pulisiç!

Borusia e Dortmundit dështoi javën e kaluar në derbin shtëpiak përballë Shalke 04. Verdhezinjtë humbën 2-4, por një derbi tjetër dhuroi një rezultat surprizë. Nurembergu frenoi Bajernin dhe diferenca mes dy ekipeve kryesuese është vetëm dy pikë.

Bavarezët fituan përballë Hanoverin dhe të njëjtën gjë po bën edhe Dortmundi. Kristian Pulishiç ka zhbllokuar shumë shpejt ndeshjen kundër Verder Bremenit në transfertë.

Inkursion fantastik i amerikanit, i cili shënon qetësisht në minutën e gjashtë. Pulishiç ka dy javë që është rikthyer nga dëmtimi që e mbajti 2 muaj larg fushave të blerta. Lojtari, i cili do të largohet në fund të sezonit drejt Çelsit, është rikthyer në formë dhe është gati t’i japë një dorë ekipit në këto tre ndeshje të mbetura (përfshirë edhe të sotmen).

Nga ana tjetër, Milot Rashica ka zbritur në fushën e blertë si titullar si zakonisht për vendasit e Verderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *