Kutrone shënoi pa dashje me dorë, Federata Italiane kërkon provën televizive

0

Milani mundi Lacion dje duke luajtur një ndeshje mjaft të mirë, por lacio pati ankesa të shumta pas ndeshjes, për një gol me dorë shënuar nga Kutrone.

Sulmuesi i ri i Milanit shënoi golin e parë të ndeshjes, kur devijoi në portë një kros, por ndonëse tentoi të godiste me kokë, topi u përplas në dorë dhe shkoi në rrjetë.

Në fushë askush nuk pa gjë dhe futbollistët e Lacios nuk protestuan, ndërkohë që Kutrone nga pamjet filmike duket që ka tentuar të godasë me sy mbyllur dhe nuk e ka lëvizur fare krahun kur ka shënuar.

Megjithatë, prokuroria e Federatës Italiane ka kërkuar provën televizive për të vërtetuar që Kutrone nuk shënoi me dashje në atë mënyrë. Nëse Gjykatësi Sportiv mendon se Kutrone e ka prekur qëllimisht topin me dorë, sulmuesi pezullohet deri në dy ndeshje.

Vetë Kutrone ka komentuar shkurt: “E kam prekur topin pa dashje me dorë, doja ta godisja me kokë. Shpresoj që askush të mos vërë në dyshim ndershmërinë time në fushë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image