Kutrone flet si “ujk”: Do të kapërcej çdo sfidë në Premier!

0

Sulmuesi italian, Patrik Kutrone, u largua nga Milani dhe firmosi për katër vite me Ulvs. Pas firmës, 21-vjeçari tha për faqen zyrtare të klubit anglez:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, klubi më kërkoi me ngulm. Tani dua të jap gjithçka për këtë skuadër. Më vjen mirë kur një skuadër si Ulvs më kërkon me doemos dhe tani mezi po pres të zbres në fushë dhe të luaj në Premier League.

Kam ardhur këtu të luaj, të fitoj eksperiencë dhe të jem një pjesë e rëndësishme e projektit që ka kjo skuadër. Nuk është e lehtë të ambientohesh në një skuadër të re, për më tepër në një kampionat të ri, por jam gati të kapërcej çdo sfidë. Mezi po pres të zbres në fushë dhe të ndjej mbështetjen e tifozëve”, u shpreh Kutrone.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.