Kutrone është në shitje, por ka një problem të madh

Milanit i duhen hyrje në llogari për të eliminuar totalisht problemet me UEFA-n. Patrik Kutrone është nxjerrë në shitje nga Boban e Maldini për të gjeneruar të ardhura. Ata kërkojnë të paktën 25 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin, por ka një problem aspak të vogël.

Për Kutronen nuk është interesuar asnjë klub. Torino kishte shfaqur kureshtjen e saj, por kërkesat e klubit kuqezi mbi çmimin e lojtarit e kanë ndalur klubin “Granata”. Kështu, Milani duhet të gjejë një zgjidhje për ta shitur Kutronen. Ulja e çmimit është e para që të vjen në mendje.

Kutrone nga ana e tij ka treguar cilësi mjaft të mira, por mungesa e besimit nga Gatuzo ka sjellë probleme me ritmin e 21-vjeçarit. Sezonin e fundit në 12 ndeshje si titullar e dërgoi tre herë topin në rrjetë dhe regjistroi dy asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *