Kutinjo te Barcelona, e zyrtarizon… Nike

0

Vera e shkuar ishte historike, sepse u regjistruan transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit, por ndërkohë nuk u realizua dot një prej lëvizjeve më të bujshme, ajo e Filipe Kutinjos nga Liverpuli te Barcelona.

Klubi katalan bëri gjithçka, ofroi më shumë se 150 milionë euro për 25-vjeçarin brazilian, por Liverpuli rezistoi, duke dhënë një sinjal se nuk është një klub që mendon vetëm të shesë.

Megjithatë, mbajtja e Kutinjos nuk e lejoi Liverpulin të investonte për mbrojtës cilësor dhe duket se The Reds e kanë kuptuar gabimin, sepse kanë blerë ditët e fundit Van Dijk nga Sauthemptoni për 85 milionë euro.

Për të kompensuar paratë e shpenzuara, me shumë gjasa Liverpuli do të shesë pikërisht Kutinjon dhe duket vetëm çështje kohe.

Në mënyrë të pabesueshme, krejt papritur kompania e njohur e produkteve sportive Nike ka konfirmuar se Kutinjo do të shkojë te Barcelona.

Një reklamë në faqen zyrtare të Nike shkruan: “Filipe Kutinjo është gati të ndriçojë Camp Nou-n. Bli uniformën e Barcelonës për sezonin 2017/18 me emrin e magjistarit në të. Koha është e kufizuar, deri në 6 janar”.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.