Kutinjo në telashe, gurë ndaj makinës

0

Filipe Kutinjo është shndërruar në një yll në Liverpul, falë një sezon fantastik, që e ka bërë mjaft të kërkuar në treg. The Reds nuk duan ta shesin, por mediat në Spanjë raportojnë prej ditësh se braziliani ka një marrëveshje verbale me Barcelonën.

E vërtetë apo jo, kjo gjë ka zemëruar pa masë shumë tifozë të Liverpulit, që e konsiderojnë një ofendim të rëndë këtë veprim të fantazistit, edhe pse ky i fundit ka përgënjeshtruar gjithçka.

Në shenjë hakmarrjeje, duket se tifozët kanë vendosur të kalojnë nga fjalët te veprat, sepse sot automjeti i tipit Porsche të Kutinjos është sulmuar me gurë. Makina ishte e parkuar në një nga garazhet e stadiumit “Anfield”, ndërsa persona të paidentifikuar i kanë thyer xhamin e pasagjerit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image