Kutinjo: E mrekullueshme, në finale pa shkelur mirë në Barcelonë

Edhe për shkak se ka kushtuar sa “qimet e kokës”, Filipe Kutinjo natyrisht që është gjithnjë në qendër të vëmendjes, por Barcelona po mundohet të mos e vërë nën presion. Edhe dje Kutinjo e nisi nga stoli, por u fut pas pushimit dhe shënoi golin e tij të parë në Spanjë, që njëkohësiht siguroi përfundimisht finalen e kupës së Mbretit, sepse Valencia ishte gjallë me rezultatin 0-0. Pas ndeshjes, fantazisti braziliani ishte qartësisht i lumtur: “Një lumturi shumë e madhe. Kam vetëm pak javë këtu dhe menjëherë siguroj një finale. Më në fund erdhi edhe goli i parë, po e kërkoja dhe sot jam i lumtur. Më e rëndësishme është që ekipi fitoi, gjithsesi”.

Suarez i dha pasimin e golin, Mesi mbetet lideri: “Mesi e Suarez më kanë pritur shumë mirë që në fillim dhe më kanë ndihmuar shumë për të gjetur pozicionin tim në fushë. Polivalenca ime? Stërvitem fuqishëm gjatë javës dhe luaj kudo ku ka nevojë trajneri”, shtoi Kutinjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *