Kutinjo do një zgjidhje finale, refuzon anglezët

Marrëdhëniet e mira mes klubeve të Arsenalit dhe Barcelonës, por edhe mungesa e hapësirave në formacion për Kutinjon, e lidhin brazilianin me një huazim 1-vjeçar te klubi londinez. Ai nuk po arrin të përshtatet dhe Dembele e ka treguar në miqësore se është në formë dhe ndikon mjaft në lojën e katalanasve.
Mos harrojmë ardhjen e Grizman. Kështu, Kutonjo rezulton si zgjedhje e tretë në silm te katalanasit. Megjithatë, sipas medieve spanjolle braziliani nuk pranon të largohet në formën e huazimit. Ai ja ka bërë të qartë klubit se do një vendim përfundimtar rreth të ardhmes së tij.

Për momentin në Barcelonë nuk ka asnjë ofertë. E vetmja mundësi për të është një kalim te PSG si pjesë e operacionit për të sjellë Nejmar në Barcelonë. Por edhe kjo pistë mund të bjerë, pasi drejtuesit e dy klubeve po tentojnë një huazim 1-vjeçar me të drejtën e blerjes në fund të sezonit të ardhshëm për sulmuesin e kampionëve të Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *