Kutinjo dhe klauzola e veçantë mes Barcelonës dhe Liverpulit!

Filip Kutinjo u transferua në janar nga Liverpuli te Barcelona për shumën e 160 milionë eurove. 120 milionë të paguara direkt dhe 40 të tjera në forma të ndryshme, në varësi të paraqitjes dhe arritjeve të lojtarit me klubin katalanas.

5 milionë euro nëse Kutinjo luan 25 ndeshje me Barcelonën; 20 milionë euro kur Kutinjo të arrijë 100 ndeshje me Barçën; 10 milionë euro për dy kualifikimet e radhës të Barcelonës në Ligën e Kampioneve; 5 milionë euro nëse Barcelona fiton Ligën e kampioneve deri në mbylljen e kontratës së Kutinjos me këtë klub.

Por, siç citon “Cadena Ser”, në marrëveshjen e klubeve për transferimin e 26-vjeçarit ekziston dhe një klauzolë e veçantë: Barcelona nuk mund të blejë lojtarë të Liverpulit për 3 vitet e ardhshme.

Një gjë e tillë është kërkuar me ngulm nga Liverpuli. Braziliani firmosi me datë 6 janar me Barcelonën deri në vitin 2023, përfiton një rrogë prej 14 milionë eurosh në sezon, ndërsa klauzola e shitjes së tij është 400 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *