Kutinjo-Barcelona, shtohen zërat për marrëveshje

0

Mesfushori i Liverpulit, Filipe Kutinjo besohet të ketë arritur një marrëveshja paraprake me Barcelonën për të kaluar tek gjigantët spanjollë në merkato e verës. Edhe pse nga klubi i Liverpulit nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me këtë lajm, në Spanjë janë të sigurt se braziliani do të largohet në verë nga Anglia për t’iu bashkuar Barcelonës.

Operacioni i transferimit të Filipe Kutinjos nga Liverpuli tek Barcelona pritet të kushtojë rreth 90 milionë euro. Të paktën kështu ka bërë me dije gazeta katalanase “Sport”. Barcelona dhe Liverpuli kanë marrëdhënie të mira mes tyre, teksa kujtojmë se rreth 3 vjet më parë Luis Suarez u transferua nga Liverpuli tek Barça për afro 85 milionë euro.

Filipe Kutinjo po ndiqet prej kohësh nga Barcelona, që ka shfaqur dëshirën e saj për ta pasur në ekip yllin brazilian të Liverpulit, i cili ka shënuar 10 gola në 29 takime në këtë sezon në kampionatin anglez.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here