Kushta tregon historinë e veçantë: Tani ka plasur cipa, me rrogën time mund të shtrohej rruga

Sokol Kushta është një emër i madh i futbollit shqiptar, që me lojën e tij në fushë ka dhënë shumë për ekipet ku ai ka luajtur. Ish-sulmuesi ka dhënë një prononcim për “Top Channel”, ku tregon se sa e vështirë është menaxhimi i një klubi nga bashkia, nisur edhe nga situata e Flamurtarit, që ende nuk e ka zgjidhur këtë çështje.

“Më kujtohet kur drejtoja Elbasanin se sa situatë e sikletshme ishte kur ekipi drejtohej nga bashkia. Teksa shëtisja në qytet shihja një rrugë të pashtruar. Ajo që mendoja me vete ishte:”Ja këto lekët që i marr unë si trajner, mund të ishte rregulluar kjo rruga”. Ndihet shumë mungesa e ekipeve të mëdha në Superiore. Ku është Dinamo? Tani cipa ka plasur me kohë”, ka thënë Sokol Kushta./Sport Ekspres/