Kushëriri i Mesit replikon me Maradonën: Injorancë të kritikosh më të mirin!

Diego Maradona lëshoi kritika të forta ndaj Leo Mesit gjatë ditës së djeshme, duke pretenduar se ylli i Barcelonës nuk është një lider i vërtetë.

Për mua është e vështirë të flas për këtë, por është e kotë që të konsiderohet lider një njeri që shkon 20 herë në tualet përpara një ndeshjeje futbolli. Mesi është Mesi kur luan me Barcelonën dhe është normal kur luan me Argjentinën. Nëse do bëhesha sërish trajner i Argjentinës? Nuk do e merrja Mesin, edhe pse kurrë nuk i dihet, por duhet t’i heqim presionin, duhet të rigjejmë liderin që duam që Mesi të jetë”, u shpreh legjenda argjentinase.

Një gjë e tillë ka sjellë reagimin e familjarëve të Mesit, më konkretisht të kushëririt të tij, Maksi Biankuçi. Ky i fundit është futbollist profesionit dhe aktivizohet me ekipin e Rubios në divizionin e dytë paraguaian.

Injorancë të diskreditosh Leon. Është e trishtueshme të shohësh se si dikush, i cili mburret se është një lider, mund të flasë kaq keq për një futbollist, i cili aktualisht është më i miri që kemi dhe do të vazhdojë të jetë i tillë dhe për shumë kohë. E bëri këtë në një moment kur duhet të ndihmojë në rindërtimin e kombëtares, nëse e do me të vërtetë ashtu siç thotë”, replikon Maksi Biankuçi.

Maksi Biankuçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *