Kush i gjuan penalltitë te PSG? Tuhel jep përgjigjen e çuditshme

Sezonin e shkuar PSG bleu Nejmarin nga Barcelona duke vendosur një rekord të ri në tregun e futbollistëve, por ndërkohë krijoi disa probleme brenda skuadrës, sepse shpesh u fol për pakënaqësi mes lojtarëve për trajtimin prej mbreti rezervuar brazilianit.

Lojtari që më shumë nga të gjithë e shfaqi nervozizmin ishte Edinson Kavani, i cili u grind në disa raste me Nejmarin për faulle apo penallti, se kush do t’i ekzekutonte. Dueli mes dy sulmuesve u bë temë e përjavshme në një periudhë, duke prishur qetësinë në ambient.

Tani trajneri i ri Tomas Tuhel duhet të gjejë një zgjidhje, por i pyetur në lidhje me këtë çështje gjermani ka dhënë një përgjigje të çuditshme: “Nuk kam pasur kurrë probleme të tilla në skuadrat që kam drejtuar më parë dhe jam i sigurt që nuk ka për të ndodhur. Në të ardhmen do të jetë në dorën e lojtarëve cili do të gjuajë, nuk dua të vendos unë para ndeshjes, sepse kështu do shkaktoja probleme më të mëdha”.

Në këtë mënyrë, Nejmar e Kavani duhet ta zgjidhin vetë, por Tuhel është i kënaqur që sulmuesit e tij duan të shënojnë me çdo kusht: “Çdo gol vlen shumë, kështu është për sulmuesit dhe është diçka e mirë për mendimin tim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *