Kush e mallkoi…”të madhin” Fiorin Durmishaj? I vënë fshesën edhe te Aris, tani mes katër rrugëve

E mbani mend Fiorin Durmishaj? E dimë që duket pak e tepërt kjo hyrje, pasi nuk është një futbollist që ka varur këpucët në gozhdë, por në një farë mënyrë, drejt kësaj rruge të parakohshme është duke shkuar.

Edhe nëse nuk do i varë herët këpucët në gozhdë, do të luajë në kampionate të dorës së dytë, atje ku do e kemi të pamundur që të dëgjojmë për të. Po po, jemi duke folur për talentin e madh që bombardonte portat në Greqi me golat e shënuara teksa mbante veshur fanellën e Panionosit. Duket si një rastësi dhe koeçidencë e frikshme, por asnjë lojtarë që ka lënë Shqipërinë për Greqinë nuk ka bërë karrierë.

Pikërisht që në momentin kur Durmishaj i tha “JO” Shqipërisë dhe bëri gjithë telenovelën e bukur për të shkuar te helenët, u bllokua me golat e shënuara dhe nuk po gjente rrjetën asnjëherë të vetme. Nga “bomberi i madh dhe premtues” e pa veten në mes të shkretëtirës. Por nga golat dhe paraqitjet e mëhershme Olimpiakosi do të blente kartonin e tij.

Teksa e panë nivelin e treguar në stërvitje, do ta dërgonin në huazim te Wasland-Beveren, në vendin e fundit në Belgjikë. Atje nuk e mbajtën deri në fund pasi Durmishaj po zhgënjente dhe e kthyen sërish në Greqi. Sigurisht që Olimpiakosi nuk mund të mbante në skuadër dhe e dërgoi në një tjetër huazim, te Aris.

Sipas asaj që raportojnë në ditët e fundit mediat greke, trajneri Michael Oenginig nuk është aspak i kënaqur nga sulmuesi dhe Aris nuk ka ndërmend që ta blejë kartonin e Olimpiakosit. Në këtë mënyrë Durmishaj ka ngecur te skuadra e madhe greke, që pritet t’i jap fund në merkaton e verës duke e larguar përfundimisht sulmuesin që ka humbur tani edhe Kombëtaren e Greqisë. Po kush e mallkoi…të madhin Fiorin Durmishaj? Ah po, historia, vazhdon të përsëritet… /Sport Ekspres/