“Kurthi” i Nicës gati, shans i artë për Teutën e Shkëmbit

0

Kastrioti u mund thellë një javë më parë nga Tirana dhe do mundohet të reagojë kundër Teutës sot. Një takim që luhet prej orës 14:00 në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Trajneri Stavri Nica ka menduar të bëjë disa ndryshime në formacion dhe pret reagime nga skuadra e tij.

Para ndeshjes ka qenë i qartë: “Dua përqendrim dhe zbatim detyrash”. Nga ana tjetër është Teuta e qytetit të tij, që brenda ka elementë cilësorë dhe prej disa javësh regjistron rezultate pozitive. Sot ka shansin të marrë minimalisht vendin e dytë, ndaj edhe motivimi është maksimal në kampin durrsak.

Është rikthyer Progni dhe do të jetë titullar në vend të Avdylit. Pjesa tjetër e formacionet mbetet e njëjtë. sa i takon arbitrit të ndeshjes, është një i FIFA-s si Juxhin Xhaja, ai cili do të vërë drejtësi në takimin Kastrioti-Teuta.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 17

E diel, më 16 dhjetor, ora 14:00
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI-TEUTA

Kastrioti: Puja, Domgjoni, Shehi, Çela, Stijepoviç, Shehu, Ymeraj, Okebugu, Bardhi, H. Marku, Roxher. Trajner: Stavri Nica
Teuta: Hidi, Gjorgievski, Shkalla, Osmani, Hakaj, Gashi, Sidibe, Kallaku, Progni, Kamara, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Orgest Grabova, Orlando Kuka

Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Sazan Velçani

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.