Kurbinasit mbushin arkën, njihuni me kundërshtarin e radhës

0

Kurbinasit morën një fitore të madhe në ndeshjen me Anorthosis duke avancuar më tej në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në kontinent. Siç dihet shkalla e vështirësisë sa vjen e rritet dhe të besuarit e Besnik Prengës i pret një rival akoma dhe më i fortë.

Laçi do të ndeshet me skuadrën e  Moldes , që në raundin e parë eliminoi Glenavon. Ndeshja e vajtjes përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës nga Irlanda e Veriut, ndërsa ndeshja e kthimit norvegjezët triumfuan bindhsëm 5-1.

Në anën tjetër skuadra e Laçit arkëton të 260 mijë euro për kalimin në raundin e dytë. Kujtojmë që vetëm për pjesëmarrjen skuadrat arkëtojnë nga 240 mijë euro. Klubi në këtë mënyrë siguron të ardhura të konsiderueshme për edicionin e di, ku drejtuesit kanë mundësinë që të ndërtojnë një skuadër akoma dhe më të fortë, edhe pse formula e tyre me lojtarë të rinj dhe jo me shumë shpenzime po jep mjaft efekt.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.