“Kur Zidan e telefonoi, nuk e ndaloja dot!”

Reali Madridi ka shpërthyer këtë merkato, duke harxhuar gati 320 milionë euro vetëm në 12 ditët e para të merkatos. Ferland Mendi është një nga yjet, që zbarkon në Madrid me qëllimin për t’i kthyer lavdinë këtij klubi. Mbrojtësi i majtë ka spikatur te Lioni dhe kombëtarja e Francës. Ai erdhi në “Santiago Bernabeu” për shifrën e 52 milionë eurove.

Reali i Madridit është një nga klubet, që nuk i refuzon dot dhe kështu ka ndodhur edhe me 24-vjeçarin. Presidenti i Lionit, Zhan-Mishel Aulas tregon se ishte e pamundur ta ndaloje Mendin pas telefonatës së Zidan. Ai deklaron se ajo e francezit është një histori inspiruese suksesi.

“Ai arriti në Lion dy vite më parë nga Le Havre, pasi kishte kaluar shumë vështirësi me shëndetin e tij. Arriti të debutojë me Francën vetëm 22 vjeç, rritja e tij është shumë e shpejtë. Unë dhe Florentino Perez jemi shokë shumë të mirë dhe kjo i ka ndihmuar shumë negociatat. Ferland ishte kërkesë e Zidan. Kur ai e telefonoi, djaloshi nuk rezistoi dot”, u shpreh presidenti i skuadrës franceze, Aulas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *