Kur varësia për kokainë vlen më shumë se trofetë, futbollisti brazilian: Shita medaljen e Kupës së Botës për 1000 euro

Varësia ndaj substancave narkotike shpesh i çon njerzit në limite, duke sakrifikuar gjithçka për të shuar dëshirën e tyre. E nga ky rregull nuk bëjnë përjashtim as futbollstët. Edhe pse sportistët duhet të mbajnë një ditetë strikte dhe të shëndetshme, ka nga ata që abuzojnë me drogë apo alkool. I tillë është edhe rasti i brazilianite Flavio Donizete. Ky i fundit ka qenë pjesë e Sao Paolos, ekip ku nuk i kanë munguar trofetë.

Në vitin 2005 ka arritur që të fitojë edhe Kupën e Botës për klube kundër gjigantëve të Liverpool, por me sa duket varësia për drogën vlente më shumë se ajo medalje e marrë përballë “the reds”. Donizete është rrëfyer për varësinë e tij nga kokaina, që e ka çuar drejt shkatërrimit. Madje dëshira për të konsumuar lëndën narkotike ka qenë aq e fortë, sa futbollisti brazilian ka shitur për vetëm 1000 euro medaljen e Kupës së Botës për klube në mënyrë që të blinte kokainë.

“Në fillim konsumi im ishte i moderuar, por pak nga pak sa kaloi koha, kjo u rrit dhe unë merrja kokainë në mëngjes, mesditë dhe natë. Sa më shumë para kisha, aq më shumë drogë doja të konsumoja. Kam pasur para, një makinë dhe kam provuar kokainë për herë të parë në 2010. Kam shitur medaljen e Kupës së Botës për 7.000 reales (afërsisht 1.000 euro) dhe varësia ime zgjati për 13 vjet. Thuajse më vrau”, rrëfen Donizete./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *