Kur Turqia na merrte 6 pikë në kualifikueset e Botërorit 2006…

0

Në vitin kur e mbyllëm me 13 pikë, skuadra turke na mundi dy herë. E megjithatë, në miqësore i kemi mundur dy herë në transfertë, duke i shënuar 6 gola

Përballja e sotme Turqi-Shqipëri në Antalia padiskutim që nuk ka interesin e ndeshjeve kualifikuese, edhe pse pikërisht në këto 90 minuta nis përgatitja për kualifikueset e Europianit 2020 të drejtuara nga Kristian Panuçi. Edhe pse bëhet fjalë për një miqësore, sigurisht, të dy skuadrat do të duan që të japin më të mirën.

E ndërsa në një anë, përfaqësuesja turke duhet të tregojë se rindërtimi nis nga kjo ndeshje, pasi nuk arriti që të kualifikohej në kupën e botës, trajneri Mirçea Luçesku është në fije të perit dhe alternativë është dhënë Kaveci. Sakaq, Panuçi do të presë disa përgjigje në fushë nga të tijtë. Sa i përket historisë, sigurisht, kjo përballje do të jetë e nënta mes këtyre dy kombëtareve. Deri tani, përballjet janë zyrtare dhe jozyrtare.

Janë zhvilluar gjashtë ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe Botërorit, ndërsa dy të tjera janë miqësore dhe të dyja janë fituar nga kuqezinjtë. Bilanci flet për turqit, me 4 fitore, ndërsa një ndeshje është ndarë në barazim dhe 3 i ka marrë Shqipëria, por sa i përket golave të shënuar dhe fitores më të thellë, ajo është për kuqezinjtë: fitore në transfertë 4-1 në vitin 1998.

Ndërkohë, në 2001 kemi fituar 2-0 po një miqësore. Interesant është fakti që të dyja sukseset janë në fushën e Turqisë. Nëse marrim parasysh vetëm ndeshjet zyrtare, kuqezinjtë kanë vetëm një fitore në vitin 1972 me rezultatin 3-0. Ndeshjet e tjera janë fituar nga Turqia, duke përjashtuar barazimin 1-1 të vitit 1984.

Fakti – Por, ajo që ia vlen të theksohet është se në kualifikueset e Botërorit 2006, ku u renditëm në vend të 5-të në një grup të përbërë nga shtatë skuadra (duke lënë poshtë Gjeorgjinë dhe Kazakistanin), kombëtarja turke na mundi 2 herë, duke arritur kështu kualifikimin si e dytë e grupit (23 pikë) dhe duke lënë në vend të tretë Danimarkën (22 pikë).

Përballjet Turqi-Shqipëri

Kualifikueset Botërori 2006

Shqipëri-Turqi                   0-1

Turqi-Shqipëri                   2-0

Miqësore 2001

Turqi-Shqipëri                   0-2

Miqësore 1998

Turqi-Shqipëri                   1-4

Kualifikueset Euro 1984

Shqipëri-Turqi                   1-1

Turqi-Shqipëri                   1-0

Kualifikueset Euro 1972

Shqipëri-Turqi                   3-0

Turqi-Shqipëri                   2-0

Bilanci

4 fitore Turqia

3 fitore Shqipëria

1 barazim

8 gola të shënuar nga Turqia

11 gola të shënuar nga Shqipëria

554 ndeshje zyrtare dhe jozyrtare ka luajtur Turqia në 94 vjet histori, që nga krijimi i kombëtares. Ka luajtur 293 ndeshje zyrtare dhe 261 miqësore. Ka fituar 209 ndeshje, barazuar 128 dhe humbur 217

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.