Kur të ndryshon jeta përgjithmonë, Rivaldo: Dëgjoja një zë që më thoshte…

Rivaldo ka qenë një nga futbollistët më të mirë të viteve 2000. Braziliani fitoi “Topin e Artë” në vitin 1999, kur ishte pjesë e Barcelonës. Me Brazilin fitoi Botërorin e vitit 2002, ndërsa dy vjet më vonë, jeta e fantazistit ndryshoi totalisht.

Në një prononcim për “Clarin”, ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit, rrëfen momentin kur vendosi t’i përkushtoj Zotit. Nuk kishte qenë besimtar, por një zë i pashpjegueshëm ia “shkatërronte” qetësinë dhe frika e tmerri shtohej…

Unë nuk kam qenë besimtar, por në vitin 2004 më ndodhi diçka e pabesueshme. Isha larguar nga Kruzeiro dhe nuk po luaja. Në atë periudhë fillova të dëgjoja një zë, që më thoshte se do të vdisja në një aksident rrugor. E dëgjoja në çdo moment dhe tepër qartë. Më vonë, një tjetër zë më thoshte se, nëse i besoja atij, nuk do të vdisja. Gjëja më e çuditshme ishte fakti që doja t’i jepja makinës. Isha gati të përdorja çdo justifikim për të udhëtuar me makinë.”

Një ditë u nisa vetëm për në Mogi Mirim, 160 km larg San Paolos. E dëgjova atë zë gjatë gjithë rrugës. Filloi të bëhej gjithnjë e më shumë i fortë dhe i zhurmshëm. Pata ndjesinë se diçka do të ndodhte atë ditë. M’u kujtuan disa të njohur, të cilët kishin humbur jetën në aksident. Edhe babai im ka humbur jetën në një aksident… U ktheva në shtëpi i tmerruar. Kur mbërrita në shtëpi, dola nga ashensori dhe fillova të qaj si një fëmijë. Atë ditë vendosa t’ia dhuroj jetën time Zotit. Nuk i dëgjova më ato zëra…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *