Kur të gënjen televizoni? Rasti i rrallë i Ramos, specialisti i arbitrimit: VAR ka pamje të tjera!

Polemika të mëdha janë ngritur në rastin e Sergio Ramosit dhe golit të tij që u shënua ndaj Club Brugge, në atë barazim me rezultatin 2-2. Në pamjen e lirë, të gjithë bien në dakortësi dhe një mendje se ishte “offside”.

Të paktën, kjo ishte ajo që ofrohej nga televizionet. Por sipas specialistëve goli ishte i rregullt, megjithëse në limite. Padyshim një rast i rrallë që lë vend për shumë polemika. Specialisti i arbitrimit, Iturralde Gonzalez, ka thënë mes të tjerash sipas “AS”:

“VAR-i përdor pamje të tjera. Nëse keni ende dyshime për mënyrën sesi vendoset linja e vizës, aq më keq. Varet nga prespektiva e aksionit”, shprehet Gonzalez, duke i dhënë të drejtë vendimit të arbitrit. /Sport Ekspres/