Kur të ardhurat shfrytëzohen për qëllime humane, shembulli vjen nga Flamengo

0

Flamengo ka arritur një sukses të madh në Amerikën e Jugut, duke arritur të jetë kampione e Brazilit si dhe të ngrejë lart trofeun e Kupës Libertadores. Një sukses i tillë nuk mund të kalonte pa u shpërblyer, teksa të ardhura të janë derdhur në arkat e klubit.

Bëhet fjalë për 40 milionë euro të përfituara, të cilat Flamengo ka menduar t’i shfrytëzojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu, klubi brazilian ka vendosur të bëjë një gjest për t’u vlerësuar, pasi një pjesë e këtyre të ardhurave do të shkojnë për familjet e viktimave të zjarrit që shpërtheu në qendrën stërvitore të klubit në muajin shkurt./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.