Kur “ta fut shoku i ngushtë”, Roben mbetet pa çmim prej… Riberisë!

0

Arjen Roben dhe Frenk Riberi janë një dyshe e fortë dhe e talentuar. Holandezi është 34 vjeç, ndërsa francezi një vit më i madh. Të dy luajnë bashkë që nga viti 2009 dhe sezonin e ardhshëm festojnë dhjetë vite me bluzën e Bajernit mbi supe. Klubi ka vendosur t’iu rinovojë dhe një vit kontratat, duke vlerësuar kontributin e tyre për ekipin më të madh gjerman.

Një dyshe ikonë dhe e pandarë me njëri-tjetrin. Nëse thua Roben të vjen në mendje Riberi dhe e kundërta. Disa preferojnë ti quajnë thjeshtë “Roberi”. Anësorët ofensivë të Bajernit kanë qenë fitues të çmimit BAMBI, që i jepet çdo vit ndonjë personaliteti, i cili është dalluar për “vizion dhe kreativitet, që frymëzon publikun gjerman.”

Hubert Burda Media (HBM), korporata mediatike që jep çmimin, kishte vendosur t’i jepte këtë çmim dyshes së Bajernit në formë nderimi për lidhjen mes tyre në fushën e blertë dhe spektaklin e ofruar, por asnjë nga të dy nuk mund të tërheqë atë.

Shkaku? Siç citon “Bild”, gjithçka ka ndodhur për shkak të sulmit të Riberi ndaj gazetarit Patrik Gillu, pas përfundimit të ndeshjes Dortmund-Bajern, e përfunduar me fitoren e verdhezinjve me rezultatin 3-2. Francezi kërkoi zyrtarisht falje për goditjen ndaj gazetarit, por kjo nuk vlen. Asnjë nderim për të, por as për Roben. Holandezi është totalisht i pafajshëm, por media gjermane ka dalë me një komunikatë, duke sqaruar shkaqet e këtij vendimi.

Arjen Roben dhe Frenk Riberi duhet të merrnin çmimin BAMBI për rezultatet e tyre të jashtëzakonshme si një ndër dy çiftet më kreativë të historisë së Bundesligës. Por, Hubert Burda Media ka vendosur të mos ua japë çmimin lojtarëve, pas sulmit të Riberisë ndaj një gazetari televiziv pas humbjes kundër Dortmundit. Si redaktor, nuk mund të pranojmë një sjellje të tillë ndaj anëtarëve të shtypit. Na vjen keq që një atlet fantastik si Arjen Roben duhet të paguajë çmimin e këtij vendimi”, shpjegon qartë HBM.

Një fitues duhej shpallur dhe çmimi ka shkuar për Klaudio Pizarron. Sulmuesi vazhdon të aktivizohet me Verder Bremenin dhe të shënojë, pavarësisht 40-viteve mbi supe.

Klaudio Pizarro
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.