“Kur stërvitesh me Mesin, fillon e dyshon tek aftësitë e tua…”

Leo Mesi është simbol i perfeksionit në futboll. Të stërvitesh me një lojtar të tillë mund të të ndihmojë shumë në rritjen e aftësive të tua. Sidomos nëse je portier. Të gjithë e dimë për goditjet “kirurgjikale” që “pleshti” ka dhe nëse një portier praktikohet për të pritur ato gjuajtje, në pamje të parë mund të përmirësohet.
Megjithatë, nuk është i sigurt për këtë Xhasper Cilesen. Holandezi duket se nuk është ndjerë mirë kur pleshti ja tundte shpesh rrjetën. E gjithë kjo ka sjellë edhe diçka negative te gardiani i Valencias. Leo e ka bërë të dyshojë te aftësitë e tij.

“A të ndihmon stërvitja me Mesin? Ndonjëherë po, e ndonjëherë jo. Mesi është Mesi. Ai mund të të shndërrojë në një portier shumë të mirë, por edhe mund të të bëjë të dyshosh në aftësitë e tua”, u shpreh Cilesen, që këtë verë u transferua nga Barça te Valencia, pas një shkëmbimi me Neton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *