“Kur shoku juaj të dërgon këtë”, kjo video e “shkrin” Esat Malën

Esat Mala nuk ia doli të shënonte në ndeshjen e fundit që Partizani fitoi me Kastriotin në shtëpi. Mesfushori e pati mundësinë të realizonte, por ishte i pasaktë në tentativën e tij. Në një nga rastet ai ishte krejtësisht i pasaktë, duke goditur shumë mbi tra.

https://www.facebook.com/partizaniclub/videos/239489250272241/

Një nga miqtë e tij ka gjetur mundësinë ta ngacmojë mesfushorin shtatshkurtër. Sigurisht ai e ka marrë me sportivitet dhe videon gazmore e ka postuar edhe në llogarinë e tij në “Instagram”. Mala është kthyer në një nga lojtarët më të dashur për tifozët e kuq, pasi veç lojërave të mira ka treguar se di edhe të shënojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *