Kur politika ndërthuret me futbollin, Ukraina përjashton mbrojtësin e Zenitit

0

Qendërmbrojtësi ukrainas Jaroslav Rakitski u transferua një javë më parë nga Shaktar Donetsk te Zenit Shën-Petersburg për shifrën e 10 milionë eurove. Deri këtu gjithçka është normale, por nëse marrin në konsideratë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës në pesë vitet e fundit, ky transferim kthehet në një çështje problematike.

Prej më shumë se katër vitesh shteti ukrainas është në luftë me rebelët rus që kanë aneksuar një pjesë të konsiderueshme të territorit. Për këtë arsye transferim i Rakitskit në Rusi ka shkaktuar shumë polemika në Ukrainë.

Futbollisti 29-vjeçar, i cili ka 54 paraqitje me kombëtaren ukrainase u mundua ta distanconte veten nga situata e tensionuar gjeo-politike midis dy vendeve, por më kot. Ditën e djeshme mediet ukrainase kanë raportuar se Rakitski nuk do të lejohet më të grumbullohet nga trajneri i kombëtares Ukrainase, Andrei Shevçenko.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.