Kur nuk të drejtojnë sheikët! Manchester United siguron stafin: Ju japim paratë, edhe nëse nuk luhet më

Në gjithë Europën po përballen me një krizë të madhe financiare, pas ndikimit të pandemisë së Koronavirusit. Kjo detyron edhe shumë klube që të shkojnë drejt falimentimit, pasi nuk mund të mbajnë dot rrogat e lojtarëve të tyre, duke parë se në këto kohë nuk po luhet futboll dhe nuk fitohen të ardhura.

Por padyshim që vendime si te Sioni ku u shkarkuan shumë lojtarë mes të cilëve edhe Lenjani, tregojnë paaftësinë në menaxhim. Shkurtimi i menjëhershëm me 80% të rrogës, nuk kishte sesi të pranohej nga futbollistët. Ende nuk kemi bërë saktësisht një muaj nga kjo gjendje dhe nëse klubet nuk arrijnë të mbrojnë lojtarët të paktën për tre muaj në vazhdim, kjo tregon edhe dështimin e tyre në organizim.

Nga ana tjetër, Manchester United tregon se është nivel tjetër dhe pse nuk drejtohet nga sheikët, që kërkojnë vetëm të fitojnë nga futbolli dhe ta prishin atë. Kështu djajtë e kuq kanë konfirmuar për lojtarët dhe stafin se do ta marrin rrogën e plotë, edhe sikur të vazhdohet të luhet pa tifozë ose edhe nëse nuk do të luhet më kampionati.

Pra të gjithë do të paguhen ashtu sikur të vazhdohej të luhej në këto ditë. Nga ana tjetër, kjo zgjon edhe “sedrën” e lojtarëve, për të kontribuar me lekë për vendin në këtë gjendje anormale që po kalojmë. Një shembull i qartë, shumë më ndryshe nga ekipe të tjera ku në mes të kaosit të vdekjeve, që pritet të zgjas pak ditë dhe javë, mësojmë edhe për shkurtime pagesash apo largime nga puna, që e çojnë panikun edhe më të madh. /Sport Ekspres/