Kur mundi dhe puna shpërblehen, Shalke rinovon kontratën e 36-vjeçarit

0

Futbolli është një sport mizor, ku gabimi më i vogël mund të të kushtojë rëndë. Futbollistët që kalojnë të 30-at e gjejnë veten në një situatë të zymtë. Klubet elitare nuk i preferojnë më, pasi futbolli është kthyer në një biznes ku qarkullohen me miliona dollarë dhe talentet janë “xhevahirët” e këtij sistemi. Por, ka dhe përjashtime…

I tillë është dhe rasti i brazilianit Naldo. Qendërmbrojtësi po luan sezonin e tij të 14-të Bundesligë dhe në moshën 36-vjeçare shumë vetë besuan se ky do të ishte fundi për të. Megjithatë, Naldo nuk po tregon shenja plakjeje. Me të si lider të repartit të prapavijës, Shalke u rendit e dyta në renditje. Ditën e sotme erdhi dhe dhurata mëse e merituar nga klubi. Një rinovim deri në përfundim të sezonit 2019/2020, që është përshëndetur nga të gjithë fansat  e klubit nga Gelsenkirshen.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.