Kur Mesi bëri trajnerin, Suarez vërteton legjendën urbane

Në Spanjë qarkullonte prej vitesh një legjendë urbane, ku thuhej se Mesi kishte vendosur gjatë një ndeshje, që të bëhej një ndryshim në skemën e sulmit, e gjitha kjo e bërë pa konsultën e trajnerit të atëhershëm Luis Enrike.

Sulmuesi i Barcelonës ka vërtetuar këtë histori në një intervistë për gazetën katalanase “SPORT”. Uruguaiani zbuloi detajet e këtij momenti që ka ndodhur më 5 nëntor të 2014-ës, në transfertën ndaj Ajaksit në Amsterdam.

Suarez kishte vetëm 10 ditë që ishte kthyer nga dënimi katër mujor që mori nga FIFA pas kafshimit të Kielinit në Kupën e Botës. Përgjatë muajve të parë të parë të kampionatit, Luis Enrike në mungesë të Suarezit ia kishe besuar Mesit rolin e sulmuesit të qendrës. Ja si e shpjegon uruguaiani këtë histori.

Moment nga ndeshja Ajaks 0-2 Barcelona, 5 nëntor 2014
Shënues: Mesi 36′, 76′

“Është e vërtetë (qesh). Sistemi që kishim me Luis Enriken, ishte i tillë që Mesi duhet të luante si 9-sh fals, ndërsa unë isha vendosur në krah të sulmit dhe kisha për detyrë të gjeja hapsira midis mbrojtësit të krahut dhe të qendrës. Në një ndeshje kundër Ajaksit ata u vendosën të gjithë në mbrojtje dhe Mesi nuk po gjente shumë hapsira. Në një moment u futa në qendër dhe bëmë dy aksione të mira dhe Mesi më tha: “Do të qëndrosh këtu?”. Pas ndeshjes Luis Enrike na pyeti nëse dëshironim të vazhdonim të luanim në atë mënyrë, të tre ishim dakord”, tha Suarez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *