Kur Mbape dashuronte Milanin, kjo video i tregon të gjitha

0

Kilian Mbape është një nga futbollistët më të talentuar në botë, e tashmja dhe e ardhmja e këtij sporti. Sulmuesi i PSG akoma nuk i ka mbushur 20 vjeç (i mbush me 20 dhjetor), por ka arritur të fitojë Kupën e Botës në rolin e protagonistit me Francën e tij.

Monako ishte klubi që e bëri të njohur në futbollin europian, konkretisht portugezi Leonardo Zhardim, trajner me të cilin Mbape debutoi me datë 2 dhjetor të vitit 2015 në barazimin kundër Kaenit, kur ishte vetëm 16 vjeç e 347 ditë. Goli i parë për adoleshentin Mbape erdhi me 20 shkurt të vitit 2016, në fitoren 3-1 kundër Trojes.

Një sezon më vonë, ai dhe Monako dhuruan një futboll spektakolar, duke arritur në gjysmëfinalet e Champions Ligës. Më pas kalimi te PSG, shpërthimi total për të përfunduar në verën e këtij viti, duke ngritur në qiellin e Moskës Kupën e Botës.

Një video e veçantë po qarkullon në internet, ku shihet 13-vjeçari Mbape me bluzën e… Milanit. Ai mban veshur bluzën me numrin 70 të Robinjos, të cilit i ngjan jashtëzakonisht shumë. Nga kjo gjë dallohet qartë që Kilian ka qenë një tifoz i kuqezinjve italianë, një ndër klubet më të mëdha të historisë së futbollit.

Ndoshta simpati fëmijërie, ndoshta dhe diçka më shumë, me tifozët milanistë, të cilët do të jepnin gjithçka për të shijuar një ditë Kilian Mbape me bluzën e vërtetë të Milanit, duke vrapuar, shënuar dhe festuar në “San Siro”… Për momentin mbetet një ëndërr, por së ardhmes nuk i dihet kurrë!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.