“Kur isha te Barça, Mesi s’më linte të luaja”

0

Të kesh një lojtar të madh në skuadër është një privilegj i madh, por edhe një telash më shumë. Lojtarë si Mesi apo Ronaldo kanë nevojë për mbështetjen e gjithë skuadrës. Janë ata që e marrin peshën më të madhe, por i gjithë ekipi do të punojë që ta cojë topin aty ku ata duan.

Shumë veta e quajnë egoizëm, por Dani Alvesh nuk e ka aspak këtë mendim. Ai e sheh si gjënë e duhur. Mendon se skuadrat duhet të punojnë për lojtarë si Ronaldo, Mesi apo Nejmar. Përmend rastin e argjentinasit, ku thotë se me të në fushë nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveçse të pasojë sepse “pleshti” i bën të gjitha vetë.

“Skuadrat luajnë për Mesin dhe Ronaldon. Kjo gjë duhet të ndodhë edhe me Nejmar. Ata janë lojtarë të ndryshëm. Sa më shumë t’i shërbejë ekipi, ata aq më shumë përgjigjen me gola. Ky nuk është aspak egoizëm. Për shembull, unë e bëja këtë me Mesin. Me të skuadër, nuk bëja asgjë përveçse pasoja topin. Ai driblonte, ai dukej, ai shënonte”, u shpreh 36-vjeçari.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.