“Kur ika nga Shqipëria, nuk i doja më ofertat”! Panuçi e merr veten tani: Si flisni për futboll? Jo interesat tuaja para shëndetit

Kristian Panuçi ka folur për “Corriere dello Sport”, duke prekur edhe pjesën e të kaluarës teksa ishte në drejtimin e Shqipërisë. Dështimi i tij me Kombëtaren ka lënë gjurmë edhe te vetë trajneri, që nuk ishte në gjendje të merrte menjëherë një tjetër skuadër, por ka pritur derisa të merrte veten. Gjithashtu ka edhe moral nga ana e tij, se interesat nuk vendosen para shëndetit.

“Që kur u largova nga Shqipëria në marsin e kaluar, nuk i kam pranuar propozimet. Nuk doja vetë. Tani jam rikthyer dhe po pres diçka interesante. Para se të flisni për rifillimin e kampionatet, si planifikoni ta riluani futbollin me kushtet aktuale? Duhet të keni siguri absolute që nuk ndodh asgjë, se jeta ka vlerë shumë të madhe”, shprehet Panuçi. /Sport Ekspres/