Kur harron çfarë numri mban mbi shpinë, Bakayoko shkakton të qeshura në Francë

Një episode qesharak ka ndodhur në ndeshjen mes Monaco dhe Amiens në Francë dhe protagonist ka qenë ish-futbollisti i Milanit Bakayoko. Në minutën e 82 të takimit, trajneri i ekipit nga principata ka vendosur të kryjë një zëvendësim. Tabela e arbitrit të katërt shënonte numrin 14 për të lënë fushën e lojës dhe në këtë moment është Bakayoko, i cili e ka mbajtur këtë numër në shpinën e tij përgjatë karrierë,  që i drejtohet vijës kufizuese duke përshëndetur edhe tifozët e pranishëm.

Por pas komunikimeve nga trajneri dhe arbitri i katërt i ndeshjes, futbollisti i Monacos ka kuptuar gjithçka dhe ka shpërthyer në të qeshura. Bakayoko harroi për një moment se te ekipi francez mban fanellën me numrin 6 dhe kjo solli edhe këtë ngjarje komike, që vetë klubi i Monaco nuk ka ngurruar ta shpërndajë me tifozët e saj, teksa e kanë shpërndarë këtë fragment në faqen e tyre zyrtare në “Twitter”./Sport Ekspres/