Kur do të fillojë Superiorja? Datat dalin edhe në Itali, prestigjozja mediatike jep të dhënat e fundit nga Shqipëria

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria e ka disi më të qartë fazën e rifillimit të kampionatit, duke projektuar datën e stërvitjes dhe të daljes në fushën e lojës. Por a do të ndodhë në këtë mënyrë dhe a do të zbatohet? Mbetet ende për t’u pritur, pasi nga diskutimet me Qeverinë, ka gjithmonë ndryshime të planeve.

Prestigjozja mediatike italiane, “Tuttomercatoweb”, ndan për lexuesit e saj situatën e fundit nga futbollit shqiptar. Atje thuhet se stërvitja do të nisë në 18 maj, ndërsa pas dy javësh përgatitje, në datën 31 maj do të kemi edhe ndeshjet e para. Gjithashtu duke theksuar se nuk do të ketë tampona për lojtarët, por që për ta do të bëhen vetëm disa kontrolle. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *