Kur do kthehet Havi?

0

Havi Martinez ka shtatë muaj që nuk luan. Spanjolli po punon për rikthimin e tij në fushë, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Dortmundit (thyerje e ligamentit kryesor posterior në gju). Sipas asaj që zbulon gazeta gjermane “Kicker”, ish-lojtari i Atletiko Bilbaos e ka të paqartë afatin e fazës së rikuperimit, pasi dëmtimi i tij është shumë i ndërlikuar. Përveç ligamentit, Martinez ka të dëmtuar edhe meniskun e mesëm dhe strukturën e quajtur kapsulë. Drejtori sportiv i Bajernit, Matias Zamer, ka konfirmuar: “Havi nuk ka dëmtim të thjeshtë.” Në javën e kaluar, spanjolli më në fund u pa në fushë. Ai kreu disa vrapime, por ende është e paqartë gjendja e tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here